Gjilan, 27 mijë dollarë për ndërtimin e tregut mobil

GjilanPostuar: 15:27 / 23.01.2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim pune dhe ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Caroline Onekalit, nga Zyra e OKB-së në Kosovë për përkrahjen e komuniteteve, në vlerë prej 27 mijë dollarë, ku parashihet investimi në infrastrukturë publike në zonën ku jetojnë komunitete të ndryshme.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka falënderuar Zyra e OKB-së për Përkrahjen e Komuniteteve në Kosovë, për financimin e projektit “Green Market” (tregut të gjelbër mobil), në afërsi të objektit të Kishës Ortodokse në qytetin e Gjilanit, njofton InfoKomuna.

Ai ka thënë se me këtë investim bëhet një zgjidhje e mirë dhe krijohen kushte të favorshme për shitjen e produkteve të ndryshme që janë kryesisht nga fusha e bujqësisë.

Ndërsa, përfaqësuesja e Zyrës së OKB-së për Përkrahjen e Komuniteteve, Onekalit, ka thënë se gjithnjë kanë mbështetur projekte që kanë qëllim bashkëjetesën, punën përkrahjen dhe integrimin e të gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka përmendur faktin se Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të diverzitetit kulturo, fetar e etnik.  /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.