Haziri: Shkolla “Selami Hallaqi” shërbeu si vatër e organizimit për çlirimin e Kosovës

GjilanPostuar: 10:12 / 11.04.2018

Shkolla fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan ka shënuar 45-vjetorin e themelimit të saj.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka uruar drejtorin Falorim Maloku, zëvendësin Fatmir Selimi, pedagogen Drita Kallaba e të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, ka thënë se këto janë 45 vite të krenarisë dhe sukseseve të jashtëzakonshme që janë arritur në këtë institucion të dijes, e cila shërbeu edhe si vatër e organizimit për çlirimin e Kosovës.

“I uroj drejtuesit të shkollës dhe të gjithë mësimdhënësit e nxënësit për këtë përvjetor jubilar. Përveç si vatër e dijes për 45 vite, 'Selami Hallaqi' ka qenë objekti dhe vendi ku ne kemi organizuar jetën paralele, përfshirë takimet, tubimet, manifestimet kulturore e sportive, e përgatitjet e dy grupeve të para në sallën e edukatës fizike. Edhe grumbullimi i buxhetit të Komunës, ruajtja e jetës dhe protestat në qytet janë organizuar nga këtu”, ka thënë Haziri.

Duke e pasur prioritetin kryesor sektorin e arsimit edhe në qeverisjen e re, Haziri ka përmendur një varg suksesesh dhe investimesh në “Selami Hallaqi” për mbarëvajtjen e punës aty, duke shtuar se kujdesi ndaj këtij dhe institucioneve tjera arsimore do të jetë në vazhdimësi.

Përndryshe, më 7 mars të këtij vitit, kryetari i Gjilanit e ka vendosur një pllakë përkujtimore aty në shenjë falënderimi për kontributin e gjeneratave të tëra të arsimtarëve dhe të dy ish-drejtorëve të shkollës “Selami Hallaqi” në vitet 90-ta. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...