I shtohen tretuaret disa rrugëve në Fushë-Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 15:14 / 27.07.2017

Organet kompetente të komunës po punojnë me ritëm të lartë në projektin e vendosjes së trotuareve në Komunën e Fushë-Kosovës. Ndërtimi i këtyre trotuareve po bëhet në qytetin e Fushë-Kosovës dhe në fshatra.

Në vitin 2016 janë ndërtuar trotuare në gjatësi prej 9188 m ose 9km e 188m. Në vitin 2017 është duke u realizuar projekti i ndërtimit të trotuareve në qytet dhe fshatra. Punët janë duke vazhduar dhe gjithsej do të ndërtohen 17422m ose 17km e 422m trotuare.

Pasi të përfundojë kjo fazë e punimeve do të vazhdohet me fazën e dytë të këtij projekti për këtë vit.

Komuna vlerëson lart bashkëpunimin me qytetarët dhe po mundohet që atyre t’jua lehtësojë jetesën në forma të ndryshme, përmes projekteve të shumta, njërja nga këto projekte është edhe rregullimi i trotuareve. Vendbanimet e komunës sonë po bëhen me urbanizëm të plotë.
/InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...