Inaugurohen punimet për efiçiencë të energjisë elektrike në SHFMU "Asdreni" në Pejë

PejëPostuar: 18:37 / 16.02.2024

Inaugurimin e punimeve për efiçiencë të energjisë elektrike në SHFMU "Asdreni" të Pejës në bashkëpunim mes Komunës së Pejës dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Ministrja e Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli dhe Drejtoresha e SHFMU "Asdreni" në Pejë, Agime Lajqi.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e sot së bashku i kemi parë të gjitha investimet, që janë bërë në shkollë dhe shpresoj, që këto investime nëpër shkolla të vazhdojnë në efiçiencë të energjisë edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e SHFMU "Asdreni", Agime Lajqi i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e çdo drejtor synon të realizojë planin dhe programin e punës, të krijojë ambient të përshtatshëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe falë juve ne sot kemi krijuar një ambient të përshtatshëm për punë, për të përcjellur rezultate sa më të mira. Sot, jam shumë e nderuar, që në periudhën time, po e inaugurojmë këtë projekt, i cili e ka vlerën e madhe afër 150 mijë euro. Hapësirat e brendshme të shkollës kanë qenë shumë të rregulluara dhe të përshtatshme për mësim, mirëpo pjesa e efiçiencës, e jashtme, izolimi,  infrastruktura, kanë qenë shumë të domosdoshme. Ju faleminderit shumë!

Fjalë rasti kanë mbajtur Ministrja e Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli, Drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, Koordinatori për Lidhje të Qëndrueshme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Johan van de Velde dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.

Nxënësit e SHFMU "Asdreni" kanë përgatitur një program të pasur kulturoro-artistik dhe kanë prezantuar ekspozitën, si dhe punët praktike të realizuara në shkollë.