Inaugurohet çerdhja e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan

GjilanPostuar: 09:47 / 20.09.2017

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të inaugurojnë sot çerdhen e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan.

Çerdhja e posa ndërtuar e fëmijëve në lagjen Dardania në Gjilan është rezultat i marrëveshjes qeveri-me-qeveri, marrëveshje kjo në mes të USAID-it dhe komunës.

Ndërtimi i këtij objekti para-shkollor do të mbuloj nevojat e lagjes Dardania (me rreth 1200 banorë) duke ofruar ambient të sigurtë dhe të shëndetshëm për më se 120 fëmijë.

 Shuma totale e projektit është rreth 350,000 euro, nga të cilat USAID-i ka kontribuar 170,000 euro ndërsa komuna rreth 180,000 euro.

Komuna poashtu është përgjegjëse për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe funkcionimit, si dhe pagave për 18 punëtor të rinj.   

  

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...