Inaugurohet renovimi i Shkollës se Mesme te Ulët në Baran të Pejës

PejëPostuar: 14:51 / 15.09.2021

Kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj së bashku me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane Kolonel, Stephen A.Rose –Atashe i Mbrojtjes për Kosovë dhe zv/ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, kanë zbuluar pllakën qe simbolizon Inaugurimin e renovimit te Shkollës se Mesme te Ulet “Dëshmorët e Kombit” në Baran.

Rikonstruksioni i Shkollës se Mesme të Ulët “Dëshmorët e Kombit” në Baran u mundësua nëpërmjet partneritetit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Republikës së Kosovës, më mbështetjen e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes pranë Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.

Kryetari i Komunës dhe Drejtori i Shkollës i falënderuan donatoret për këtë investim shumë të nevojshëm për nxënësit e fshatrave te Lugut te Baranit. /InfoKomuna/

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.