Inspektorati i Vushtrrisë gjobit kompanitë për ndotjen e mjedisit

VushtrriPostuar: 09:28 / 21.05.2019

Inspektorati komunal i Komunës së Vushtrrisë ka gjobitur disa kompani për hedhjen e mbeturinave në vende të pacaktuara duke ndotur mjedisin.

"Drejtoria për Inspektime e Komunës së Vushtrrisë pas marrjes së disa informatave dhe fotografive nga vendi i ngjarjes nga qytetarët, në fshatin Studime dhe Sfaraqak, se disa kompani kanë hedhur mbeturina në vende të pacaktuara, Inspektorati komunal i mjedisit ka inspektuar kompanitë që kanë hedhur mbeturina dhe në këtë rast ka shqiptuar gjoba mandatore konform Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2018 për shqiptimin e gjobave mandatore", thuhet në njoftim.

Gjithashtu ka urdhëruar pronarët që të aplikojnë për të arritur kontratë me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave "Uniteti" ose në të kundërtën do të merren masa në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

"Andaj ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë të na ndihmojnë për zbatimin e Udhëzimit Administrativ me numër të cekur më lartë duke informuar Inspektoratin Komunal ose Policinë e Kosovës me informata dhe fotografi të personave që hedhin mbeturina në vende të pacaktuara", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...