Ish-ushtari i KFOR-it dhuron ndihma për familjet e varfra në Kosovë

SuharekëPostuar: 10:30 / 20.09.2017

Ish-ushtari i KFOR-it austriak i cili shërbeu në Kampin “Casablanka” në Shirokë në vitin 2003, Andreas Jungwirth, së bashku me bashkëshorten e tij Claudia, ka vizituar Kosovën dhe Komunën e Suharekës, transmeton InfoKomuna.

Ai pas kaq vitesh kthehet dhe ka sjell ndihma - pako ushqimore për 60 familje të varfëra të cilat i ka tubuar nga populli austriak.

Ai sot ka takuar kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale, Frashër Behlulin, me të cilët ka biseduar rreth përshtypjeve që kishte gjatë kohës sa ishte në shërbim të KFOR-it dhe tash pas një kohe duke thënë se Kosova, por edhe Suhareka po ndryshon gjithmonë në të mirë.

Kryetari Asllanaj, ka shpreh falenderim për angazhimin e çiftit Jungwirth për të ndihmuar shtresën e varfër në Kosovë. /InfoKomuna/