Istog, vihet gurëthemeli i sallës së Edukatës Fizike në Vrellë

IstogPostuar: 14:46 / 18.10.2017

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka vënë sot gurëthemelin e sallës së Edukatës Fizike në Vrellë.

Me këtë rast kryetari Rugova ka përgëzuar qytetarët e Vrellës për fillimin e punimeve për këtë sallë e cila jo vetëm do ju shërbej nxënësve të shkollës por edhe gjithë komunitetit të kësaj zone, raporton InfoKomuna.

Duke qenë se kjo ishte kërkesë e komunitetit të kësaj ane ata u shprehen të kënaqur për fillimin e punimeve si dhe falënderuan kryetarin Rugova për realizmin e këtij projekti në Vrellë.

Vlera e projektit për ndërtimin sallës së Edukatës Fizike në Vrellë, kap shumën prej 350 mijë euro./InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...