Mbahet mbledhja e 23-të e Kuvendit Komunal të Istogut

IstogPostuar: 18:14 / 31.01.2024

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 23- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal të Istogut.

Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme, kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi  i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit të punës së KKSB-së për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2023,
Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit të zbatimit të Planit të Veprimit për Transparencë për vitin 2023,
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Istog,
Rishqyrtimi i Vendimit të Hartës Zonale të Komunës së Istogut 2024-2032,
Raporti Vjetor i Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve- Istog,
Raporti i Planit Strategjik për Trashëgimin Kulturore dhe Natyrore për komunën e Istogut 2023-2027,
Raporti i punës së KRM Ambienti Njësia Operative Istog  ( janar- dhjetor)2023,
Realizimi i planit Objektivat e menaxhimit të mbeturinave dhe plani operacional 2023 si dhe
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së KRM Ambientit njësia operative Istog, për ngritjen e çmimit të shërbimit të grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave.

Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe formimi i komisionit për ndarjen e bursave dhe për ankesa.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.
 

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...