Jashari inspektoi punimet në Shkollën Fillore në Makërmal si dhe disa rrugë

SkënderajPostuar: 12:21 / 15.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, i pranishëm ishte edhe asamblisti, Sami Aruqi, ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në shkollën fillore në Makërmal.

Kryetari Jashari, theksoi se investimet në arsim janë të një rëndësie të veçantë, duke kërkuar që punët të kryhen sipas dinamikës dhe planeve të parapara.

Poashtu, pas inspektimit të punimeve të shkollës, kanë vazhduar në fshatin Likovc i ri, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve lokale, në të cilat ka filluar sot asfaltimi i këtyre rrugëve.

Kryetari Jashari, i uroi banorët e kësaj pjese për asfaltimin e rrugëve, dhe theksoi se të gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me kualitet dhe sipas standardeve të parapara në planet implementuese.

Komuna e Skenderajt po vazhdon angazhimin për rregullimin e kushteve infrastrukturore në tërë territorin e saj. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...