"Jetimat e Ballkanit" e bënë me banes të re familjen Dodaj nga Baballoqi i Deçanit

DeçanPostuar: 16:29 / 24.05.2018

Nga sot familja 4-antarëshe Dodaj nga Baballoqi i Deçanit kanë zgjedh problemin e banimit, e kjo falë Shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit".

Kryetari i shoqatës Halil Kastrati ashkë më kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj i dhuruan çelësat e banesës që gjendet në qendër të qytetit, Fatos dhe Atifete Dodaj dhe dy fëmijët Shabani 6-vjeçar dhe Alvisa 3-vjeçare.
Ishte tepër emocionuese momenti kur familja befas u njoftua sot për këtë vendim të Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" dhe Komunës se Deçanit, që e përzgjodhi atë të jetë përfituese.

Ky është një fillim i mbarë për komunën e Deçanit dhe shoqatën tonë u shprehë Halil Kastrati.

"Ne bashkë më donatorët tjerë do të jemi prezent edhe në komunën e Deçanit që të jemi sa më afër njerëzve më nevojë", tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës Bashkim Ramosaj në shenjë respekti ndau mirënjohje të veçantë për Halil Kastratin dhe Shoqatën "Jetimat e Ballkanit".

Gjithashtu shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit" sot kanë ndarë 55 pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë në komunën e Deçanit ku përfitues kanë qenë qytetarë me asistencë sociale. /InfoKomuna/