Kaçanik, vazhdojnë investimet komunale në rregullimin e infrastrukturës rrugore

KaçanikPostuar: 10:26 / 22.09.2017

Komuna e Kaçanikut edhe më tutje po vazhdon rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Tashmë kanë filluar punimet në projektin “Rregullimi i përroit afër Shkollës Fillore Idriz Seferi në Bob”, transmeton InfoKomuna.

Realizimi i këtij projekti do të ketë një rëndësi të madhe sepse do të krijoj lidhje e qasje të reja të banorëve, ku do të lidh rrugën “Muhamet Zeneli” me rrugën “Vëllezërit Çaka” si dhe po ashtu edhe nxënësit do të kenë më të lehtë qasjen deri tek shkolla fillore.

Sipas menaxherit të projektit Ilir Koraqi, projekti do të kushtoj 25 mijë euro, kurse në fazën tjetër do të shtrohet edhe rruga që përshkon këtë pjesë, ndërsa është investim i tërësishëm i Komunës së Kaçanikut. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.