Kaçaniku diskuton krijimin e një mekanizmi kundër dhunës në familje

KaçanikPostuar: 15:06 / 22.11.2018

Krijimi i një mekanizmi kundër dhunës në familje, ishte temë diskutimi në takimin e organizuar sot ku ishin të përfshirë të gjitha institucionet të cilat veprojnë dhe merren me rastet e dhunës në familje.

Takimin e përshëndeti Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra, i cili e vlerësoi këtë iniciativë, ku të gjitha aktivitetet e kryera nga institucionet përkatëse do të jenë të përfshira në një dokument.

Koordinatori i Njësisë për të drejtat e njeriut, njëherit edhe Zyrtar për barazi gjinore Vedat Dema, prezantoi draft dokumentin ku janë përfshirë të gjitha punët dhe përgjegjësitë e akterëve relevant në luftimin e dhunës në familje.

Të pranishmit në këtë takim, kërkuan që të punohet sa më shumë në vetëdijesim, për mbrojtjen e viktimave nga dhuna në familje. /InfoKomuna/

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...