Kaçaniku organizon stërvitje shkollore për vetëdijesim dhe mbrojtje nga tërmetet

KaçanikPostuar: 16:14 / 18.04.2019

Me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut- sektori i emergjencave dhe DAK, Policia e Kosovës, Shërbimi Zjarrfikës dhe Shërbimi Emergjent i QKMF-së, organizoi stërvitje me Simulator (automjet ku simulohet tërmeti).

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Automjeti me Simulator do të qëndroj në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit të AME-së me AFAD-in Turk. Ky aktivitet u realizua në oborrin e Shkollës së Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. /InfoKomuna/