“Kalabria” e Prishtinës pa çerdhe, pa ngrohje e me kolektor të papërfunduar

PrishtinëPostuar: 11:32 / 27.05.2018

Ndërtesa të larta e të reja e karakterizojnë njërën pjesë të lagjes Kalabria, ndërsa shtëpitë pjesën tjetër. I përzier është edhe relievi i saj, njëherë i rrafshët e pastaj kodrinor.

Kësaj pjese të kryeqytetit, që njihet edhe si “Emshir”, që nga paslufta, krahas ndërtesave, i janë shtuar edhe banorët, raporton emisioni 038 në KTV.

E problemi i parë që e thonë këta të fundit, me të mbërritur në lagje, është ngecja në punimet për kolektorin e ujërave të zeza – tash e disa vite.

Të frustruar nga kundërmimi i përditshëm i lumit Mat, banorët thonë se më nuk mund të durojnë dhe e kanë një kërkesë sfiduese për kryetarin e Prishtinës.

Një grua që i mban hundët e mbyllura për shkak të erës thotë, “Nuk di çka me bo mo, e kemi veç një lutje, le të vjen kryetari le të rrin veç 15 minuta qitu!”.

“7 marsi” është shkolla e vetme në këtë lagje, ndërsa afër saj është edhe Qendra e Mjekësisë Familjare, raporton emisioni 038 në KTV.

Por në “Kalabri” nuk ka asnjë çerdhe publike. Në pjesën më të madhe të lagjes nuk kalojnë as autobusët urbanë. Në rrugët e lagjes nuk mungojnë as gropat dhe pusetat e hapura.

Shumica e tyre janë të përkohshme - me kubëza, e pa trotuare. Ndërsa edhe aty ku ka, trotuaret shërbejnë si vendparkim i veturave.

E edhe pse nga aty shihet “simboli” i Termokosit, kjo lagje nuk është e lidhur në rrjetin e ngrohtores së qytetit.

Diçka e tillë u ishte premtuar se do të bëhet në dy vjetët e fundit. Fushat e sportit e parqet janë tjetër mungesë në këtë lagje.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...