Kallëzim penal ndaj dy punëtorëve të KEDS-it

KamenicëPostuar: 14:43 / 08.02.2018

Dy punëtorë të KEDS-it do të përballen me kallëzimin penal që Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës ka bërë ndaj tyre.

Ata dyshohet se paprezencën e pronarëve, vetëm nën prezencën e fëmijëve, kanë kryer kontrollë në një shtëpi.

“Policia e Kosovës Njësia e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës me 02 shkurtë 2018, me urdhër të prokurorit kanë përpiluar Kallëzim Penal ndaj dy të dyshuarve punëtor të KEDS-it me dyshimin e bazuar se me datë 23 janar 2018 ata kishin shfrytëzuar mos prezencën e pronarit të shtëpisë shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Kamenicë dhe duke shfrytëzuar prezencën vetëm të fëmijëve të moshës së mitur të njëjtit kishin hyrë në shtëpi dhe kishin kryer një kontroll, “për keq përdorim dhe shfrytëzim të pa ligjshëm të rrymës elektrike”, në shtëpinë e ankuesit. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ,,Cenim i paprekshmërish së banesave dhe kontroll i pa ligjshëm””, thuhet në raportin policor, transmeton Indeksonline.

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga ana e prokurorit të shtetit me datë 07 shkurt 2018. Prokurori ka lëshuar vendimin mbi ndalimin e tyre për 48 orë, dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Gjilan. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.