Kryetari Rahimaj priti në takim Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi si dhe homologun nga Mitrovica e Veriut, Erden Atiq

KamenicëPostuar: 18:58 / 28.02.2024

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqin si dhe homologun nga Mitrovica e Veriut, Erden Atiq.

Kryetari Rahimaj, lidhur me këtë takim ndër të tjera ka shkruar:

“Bashkëpunimi mes Komunës së Kamenicës dhe MAPL-së tashmë ka frytet e veta, siç është projekti për Parkingun e Gjelbër në qytet si dhe atraksionin turistik “Lugu i Verdhë”.

Nga afër kemi parë punimet që po realizohen në kuadër të të dyja projekteve, të cilat janë duke shkuar shumë mirë dhe shumë shpejt pritet që të përfundojnë.

Me MAPL-në bashkëpunimi do të vazhdojë, pasi që është aplikuar për projekte të reja si ai i trotuarit në fshatin Ruboc, duke mos lënë anash mundësinë për bashkëpunime të mëtutjeshme.

E falënderova Ministrin për mbështetjen si dhe korrektësinë e treguar deri më tani.”