Karagaçi i Pejës përfitues i madh i investimeve të KEDS-it

PejëPostuar: 15:50 / 26.03.2018

Në oborrin e shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” në Karagaç të Pejës më nuk qëndron trafo- kulla e vjetër 60-vjeçare, që nuk plotësonte nevojat energjetike të banorëve të kësaj ane.

Ajo tani është zëvendësuar me një të re me kapacitet shumë më të madh. Gjithashtu nga ekipet e KEDS-it për këtë projekt janë vendosur 40 dollapë dhe janë shtrirë 5.27 km rrjet kabllor të tensionit të ulët dhe 2.03 km rrjet të tensionit të mesëm.

Është fjala për rritjen e kapaciteteve energjetike në këtë lokalitet, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit, si dhe zëvendësimin e sistemit elektrik ajror me atë nëntokësor.

Me këtë investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur (pa izolim) që kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmërisë është zero.

Gjithashtu, është rritur edhe siguria për banorët e kësaj ane dhe është përmirësuar furnizimin me energji elektrike.

Janë afër 200 familje të cilët kanë përfituar nga ky projekt.

Për Lindita Gjakovën, banore në këtë lagje, investimi i KEDS-it ka rritur edhe sigurinë e banorëve, që për të është kryesore dhe ka zvogëluar ndërprerjet energjisë elektrike.

“Telat e vjetër shpesh qitnin xixa nga fryma me e vogël që frynte, e ne gjithë jena tutë mos po ndodh diçka e keqe. Tash jemi shumë rehat, sepse rreziku na është larguar nga tensioni i lartë dhe rryma nuk na ndalet,” është shprehur Lindita.

Pos ekonomive familjare në këtë zonë shtrihen edhe ekonomi biznesore që vite më radhë kanë vuajtur nga tensioni jostabil, përderisa edhe humbjet kanë qenë të mëdha.

Shtrirja e investimeve ka përfunduar edhe në disa lagje tjera të pjesës qendrore të qytetit të parapara nga kompania.

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.