Katër të arrestuar për vjedhje të depos së kafesë në Pejë

PejëPostuar: 10:39 / 13.04.2018

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi tre nga ta kanë vjedhur kafe nga një depo ndërsa kafenë e vjedhur e kanë shitur tek i dyshuari i katërt.

Tre personat kanë vjedhur kafenë nga vendi ku punonin në fshatin Qyshk të Pejës.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.