KEDS zë më shumë se 600 persona duke vjedhë rrymë gjatë muajit nëntor

Postuar: 15:36 / 30.11.2023

Se KEDS e ka përnjëmend në luftimin e kësaj dukurie deri tek identifikimi i rastit të fundit, tregojnë faktet në terren.

Ekipet e kontrollit të KEDS-it të shpërndarë gjithandej Kosovës vetëm gjatë muajit nëntor kanë realizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 sosh janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike.

Personat që zihen duke vjedhur energjinë elektrike faturohen për rikthim të humbjeve (energjisë së vjedhur të shfrytëzuar ilegalisht), si dhe mund të dënohen nga gjykata në bazë të ligjeve në fuqi.

Lexo më shumë:  https://www.keds-energy.com/.../keds-ze-me-shume-se-600.../