Kënd leximi në shkollën fillore “Liria” në fshatin Stroc të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 15:25 / 29.05.2018

Në shkollën fillore “Liria” në fshatin Stroc, u përurua këndi i leximit. Me këtë rast të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit Afrim Namani, drejtori i Shkollës Fillore “Liria”, Ardian Jashari, nxënësit dhe personeli mësimor i shkollës.

Me rastin e përurimit të këtij projekti të rëndësishëm për shkollat tona, kryetari Tahiri theksoi se ndryshimet e mëdha arrihen duke filluar nga ndryshime të vogla siç janë këndet e leximit në shkolla, përmes të cilave synohet të krijohet një hapësirë e veçantë brenda shkollës për lexim e për socializmin e nxënësve.

“I kemi premtuar në fushatë këndet e leximit dhe do të vazhdojmë bashkë me drejtorët e shkollave dhe personelin mësimor t’i krijojmë ato në të gjitha shkollat e Vushtrrisë”, ka thënë kryetari Tahiri.

Ndërsa drejtori i DKA-së, Afrim Namani theksoi se në këto hapësira mund të zhvillohen edhe orë mësimore si ndryshime të mira nga procesi tradicional i mësimit në klasë.

Ky është këndi i dytë i leximit në shkollë pas atij në shkollën fillore në fshatin Nedakoc. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.