KFOR-i dhuron pajisje për dhomën pediatrike për QKMF-në në Klinë

KlinëPostuar: 13:54 / 23.05.2024

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, drejtorin e QKMF-së, Gazmend Bojaj, përfaqësues të KFOR-it, kanë bërë pranim-dorëzimin e pajisjeve për dhomën pediatrike, që KFOR-i i ka dhënë donacion për QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë.

“Ndihma që KFOR-i i ka dhënë Republikës së Kosovës që nga vitit 1999 ka qenë jetike për ne. Përveç intervenimit ushtarak për çlirimin nga okupatori serb, KFOR-i ka ndihmuar në vazhdimësi edhe në sfera të tjera të jetës. Ndihmë të madhe, të çmueshme e të vazhdueshme ka dhënë edhe për Komunën e Klinës e qytetarët tanë.
Ne mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë pajisje të nevojshme për QKMF-në, si me bashkëpunime me donatorë të ndryshëm ashtu edhe me vetëfinancim.” - ka thënë kryetari Elezaj.