Kjo është linja e re e trafikut urban në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 10:02 / 02.10.2018

Që nga e hëna kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urbanë. Madje me shtimin e numrit të autobusëve urbanë ka risi edhe në linja.

Kryetari i Komunës së Prishtinës sot bëri të ditur edhe linjën e re që do të jetë në trafikun urban në kryeqytet.

"Linja e re: Kalabri - Stacion i Autobusëve - Qendër", ka treguar Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu linjës 3 do t’i shtohet edhe një sub-linjë e cila kalon te Princi i Arbrit dhe vazhdon në gjithë rrugën Muharrem Fejza.

Një autobus do të jetë i rregullt për qarkullim tri herë në ditë në fshatrat e Gollakut deri në Keqekollë. /InfoKomuna/

 

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.