Klina vendos për mbajtjen e seancës emergjente

KlinëPostuar: 13:01 / 25.03.2020

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka takuar kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi dhe shefat e grupeve kuvendare, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Kryetari Elezaj ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje situatën e krijuar dhe ka theksuar se me përkushtim të plotë po punojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për stafin shëndetësor dhe të gjithë të tjerëve të angazhuar në marrjen e masave preventive.

Ishte dakordim i përbashkët që të mbahet një seancë emergjente e Kuvendit të Komunës për ridestinimin e mjeteve për menaxhimin e situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Seanca do të mbahet të premten, më datë 27 mars, në ora 10:00, në mënyrë elektronike. /InfoKomuna/
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...