Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut mbanë mbledhjen e parë për vitin 2024
Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2024, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe një pjesë nga ekzekutivi komunal.
Anëtarët e KPF-së diskutuan dhe i përcollën kuvendit për miratim:
Plani i Punës së Ekzekutivit të Komunës për vitin 2024;
Raporti Financiar i TM4 për vitin 2023;
Plani Vjetor i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Janar-Dhjetor 2024;
Raporti i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për vitin 2023;
Informatë për aktivitetin e Kuvendit të Komunës në vitin 2023;
Propozim Vendimi për emërimin e Këshillit punues për funksionalizimin e Muzeut të Qytetit të Kaçanikut;
Propozim Vendimi për miratim në parim të vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, me pronën e paluajtshme të personit fizik të Ramiz (Afiz) Shaqiri;
Propozim Vendimi për miratim në parim të vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, me pronën e paluajtshme të personit fizik të Adnan (Feriz) Vishi;
Propozim Vendimi për miratim në parim të vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, me pronën e paluajtshme të personit fizik të Mejdi (Shabi) Xhokli;
Propozim Vendim për emërimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit, riemërimit të rrugëve dhe numërimit të adresave për territorin e komunës së Kaçanikut;
Njoftim me Rekomandimin e komisionit vlerësues për Refuzimin e Ofertës N.P.T –DIAP për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës në PK Nr. P-70917026-0000-2, kullosë e klasës 4 ZK Kaçanik.