Komuna dhe organizata "Help – Hilfe zur Selbsthilfe" marrëveshje bashkëpunimi

IstogPostuar: 14:28 / 21.07.2017

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Shqipe Breznica nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe me të cilën kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” ku në vitin 2018 nga komuna e Istogut do të përkrahen së paku 35 mikro-biznese.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Ndërsa objektiva e këtij projekti është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

Vlera mesatare e një granti për një përfitues është 2,000.00 euro në formë të pajisjeve.
/InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...