Komuna e Deçanit vazhdon ndërtimin e "rrugës së jetës" drejt Plavës

DeçanPostuar: 14:04 / 12.04.2020

Edhe pse me buxhetin e aprovuar pak kohë më parë, rruga strategjike Deçan-Plavë është lënë me buxhet minimal, megjithatë punimet në këtë arterie që lidh shqiptarët në dy shtetet, nuk po ndalen.

Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Me tërë fuqinë, me tërë kapacitetin, me qëllim të mirë, me dashni e përkushtim, përtej mundësive tona, nuk do të ndalemi! Rruga e jetës për komunën tonë po kryhet edhe pse nuk kemi buxhet nga Qeveria e shtetit tonë! I tërë buxheti i qytetarëve të Deçanit, do jetë në funksion të realizimit të rrugës së 'jetës' për komunën tonë! Do të vijë koha, kur do ta kemi tregimin e plotë! Ëndrrën e qytetarëve të Deçanit s’mund ta ndalë askush”, ka thënë Ramosaj.

Kjo, ndërtimi i së cilës është kundërshtuar nga Manastiri i Deçanit, është jetësore për deçanasit, por edhe me gjerë. Rruga, e cila tashmë ka përfunduar në dy segmente dhe është asfaltuar, shihet edhe si burim i të ardhurave, zhvillim ekonomik dhe zhvillim të turizmit malor. 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.