Komuna e Lipjanit mbetet pa internet, s'ka shërbime elektronike

LipjanPostuar: 11:15 / 07.12.2021

Komuna e Lipjanit njofton se në mungesë të rrjetit të internetit nuk do të ketë shërbime elektronike të ofruara nga komuna.

Siç thuhet në njoftim, kjo vjen si pasojë e dëmtimit të fibrit optik të internetit.

"Për shkak të punimeve në hekurudhë është dëmtuar fibri optik i segmentit Ferizaj-Lipjan dhe si pasojë kemi mungesë të rrjetit të internetit gjë që ndikon në mungesën e shërbimeve elektronike të ofruara nga Komuna", thuhet në njoftim.

"Të gjithë personat që do të pajisen me certifikata të gjendjes civile, shërbimet mund t'i kryejnë në zyrat e vendit në Janjevë, Magure, Kraishtë dhe Shalë", thuhet më tej në njoftim.

"Pasi të sanohet ky problem nga Posta dhe Telekomi dhe të rikthehen shërbimet do t'iu njoftojmë me kohë".