"Komuna e Ferizajt në gjendje të rëndë financiare"

FerizajPostuar: 14:31 / 19.04.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mbajtur konferencë për media lidhur me ecurinë e punës dhe rezultatet përgjatë 100 ditëve të qeverisjes lokale.

Në këtë konferencë për media u theksuan sfidat me të cilat është përballur dhe po vazhdon të përballet qeverisja lokale, sukseset e arritura dhe planet afatshkurta dhe afatmesme për përmbushjen e zotimeve elektorale dhe realizimit të platformës qeverisëse.

“Komuna e Ferizajt është e para nga tri komunat me gjendjen më të rëndë financiare në Republikën e Kosovës, e konstatuar kjo nga mekanizmat kompetent në nivelin qendror. Megjithatë, në këto 100 ditë të qeverisjes lokale kemi arritur të menaxhojmë një krizë të jashtëzakonshme financiare dhe siguroj qytetarët e Ferizajt se të gjitha kapacitetet tona, ekspertët më të mirë, janë vënë në veprim për të parandaluar fiaskon financiare që rrezikon Komuna e Ferizajt nga borxhet dhe përmbaruesit privat”, theksoi Aliu.

Pasi renditi sukseset dhe sfidat në secilin sektor komunal, Kryetari i Ferizajt, theksoi “Unë dhe ekipi im, bashkëpunëtorët dhe gjithë administrata komunale, jemi të vendosur të qojmë përpara vizionin dhe modelin e mirëqeverisjes, platformën tonë qeverisëse që buron nga kërkesat qytetare, qeverisjes me nder e moral politik, të bazuar në ligjshmërinë dhe frymën e qytetarisë, të barabartë për të gjithë dhe profesionale për të tejkaluar sfidat. Ferizaj pas traumës së pësuar nga ish pushteti, ka hapur kapitullin e stabilitetit, punës dhe dinamikës së re, përkushtimit maksimal për realizimin e platformës sonë qeverisëse, për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi kryetari Aliu. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.