Komuna e Fushë Kosovës me projekt për të rinjtë
Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me përfaqësuesen e Drejtorisë së Arsimit, Elmie Zymberi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Instituti INDEP dhe janë dakorduar për të zbatuar projektin “Të rinjtë për një të ardhme të Qëndrueshme”.
INDEP dhe Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Milieukontakt Albania do të zbatojnë këtë projekt me synimin e nxitjes së një ndryshimi transformues në qëndrimet dhe sjelljet mbi mbrojtjen e natyrës dhe praktikat e qëndrueshme tek të rinjtë duke promovuar një stil jetese të qëndrueshëm.
Përfitues të projektit janë të rinjtë e Fushë Kosovës.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2. #ReLOaD2 financohet nga European Union in Kosovo, dhe implementohet nga UNDP Kosovo.