Komuna e Gjakovës mbanë punëtorinë “Prezantimi i Rezultateve të Gradimit”

GjakovëPostuar: 15:41 / 27.02.2024

Sot, Komuna e Gjakovës ka mbajtur punëtorinë “Prezantimi i Rezultateve të Gradimit” në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID “Integriteti i Komunave të Kosovës” dhe Instituti Kosovar për Menaxhim, më qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

Bazuar në raportin e gradimit për vitin që lamë pas, rezulton se Gjakova ka pasur progres mbi 28%.

Lidhur më këtë, Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se kjo performancë është arritur falë projekteve të USAID duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen por, edhe gatishmërinë institucionale për të vazhduar me programe të tilla edhe me tej.

E lumtur më të gjeturat u shpreh edhe  Maia Gondolaze – Drejtoreshë e aktivitetit të USAID Integriteti i Komunave të Kosovës, duke shprehur besimin e saj se vitin e ardhshëm, Gjakova do të këtë edhe më shumë progres, në fushën e menaxhimit të financave publike.
 

PrishtinëKomente: 0 Sot, parkingjet e hapura në Kryeqytet pa pagesë 11:14 / 09.05.2024 Prishtina Parking, njofton të gjithë qytetarët, se sot me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, të gjitha parkingjet e hapura në Kryeqytet do të jenë pa pagesë.
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.