Komuna e Gjilanit shpërndanë fidane të mjedrës dhe materialit përcjellës për fermerët

GjilanPostuar: 10:35 / 16.04.2024

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë fidane të mjedrës dhe material përcjellës për ngritjen e pemishteve me mjedër.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se 119,553.00 euro është vlera e 50.000 m/2 me mjedër dhe 20.000 m/2 me boronicë që po i shtohen fondit të agronomisë në Gjilan.

Ai tregoi se 19 fermerë përfitues për mjedër (me nga 10, 20 dhe 30 ari), duke përfshirë fidanet, sistemin pikë-pikë për ujitje, pompat e ujit 1.5kW, agrofolia, pompa spërkatëse 16 litër me bateri.

Kryetari më tej shtoi se 10 fermerë janë përfitues për boronicë (me nga 10, 20 dhe 30 ari), duke përfshirë fidanet, vazot, substratin, agrofolia, sistemi pikë-pikë për ujitje, pompat e ujit 1.5kW dhe pompa spërkatëse 16 litër me bateri.

"Kjo po bëhet për bujqësinë, për fermerët, punëtorët e vërtetë e të sinqertë", tha kryetari Alban Hyseni.

Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se po vazhdojnë mbështetjen ndaj fermerëve.

Sipas tij janë 5 hektarë që do të mbillen me mjedër.

"19 fermerët e përzgjedhur janë me nga 20 ari e në raste të veçanta mund të përfitojnë edhe nga 10 ari dhe 30 ari", tha Bajram Isufi.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se për pemishten e mjedrës janë fidanet, komplet sistemi i ujitjes pikë-pikë, agrofolia, pompa e ujit 1.5 kw dhe pompa spërkatëse 16 litra me bateri.
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...