Komuna e Hanit të Elezit nis aktivitetet me homazhe për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës

Hani i ElezitPostuar: 18:55 / 16.02.2024

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi me bashkëpunëtorë sot ka nisur ditën me homazhe me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Nisi dita me homazhe për nder të Festave të Pavarësisë së Kosovës!

Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Mehmet Ballazhi, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal Florim Shkreta, drejtorë/e, anëtarë të asamblesë, zyrtarë komunal dhe të tjerë u mbajtën homazhe tek Pllaka Përkujtimore Dëshmorët e Kombit dhe Viktimat Civile të Hanit të Elezit, e më pas edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.

Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...