Komuna e Kaçanikut e angazhuar në pastrimin e rrugëve nga bora

KaçanikPostuar: 11:27 / 14.01.2019

Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra, udhëhoqën mbledhjen e fillimjavës së ekzekutivit komunal, ku u njoftuan me punët dhe aktivitetet javore si dhe me planifikimet për javën që sapo kemi filluar.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, bëri të ditur se gjatë tërë javës kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora, ka qenë e angazhuar në vazhdimësi për pastrimin e rrugëve, në lagjet dhe fshatrat e komunës së Kaçanikut.

Në vendet me ngrica dhe më të rrezikuara, është hedhur edhe kripë industriale si dhe zhavorr. Momentalisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me vështirësi qarkullimi në zonat më të thella malore.

Komuna e Kaçanikut është në gjendje gatishmërie për pastrimin e rrugëve, nga reshjet e tjera eventuale të borës. Në takim u diskutuan edhe punët dhe aktivitetet javorë që do të realizohen në javën që sapo kemi filluar nga drejtoritë dhe sektorët komunal. /InfoKomuna/
 

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...