Komuna e Kaçanikut mbështetë 21 fermerë me mekanizëm bujqësorë
21 fermerë nga komuna e Kaçanikut janë përkrahur me mekanizëm bujqësorë Freza 1.6 të tërhequra me traktor.
Kryetari i Komunës, Besim Ilazi dhe Nënkryetari Sabedin Vishi ishin të pranishëm në aktivitetin e ndarjes së këtij subvencioni nga Komuna e Kaçanikut.
Kryetari Ilazi, tha së mbështetja për fermerët e kaçanikas tashmë është bërë tradicionale tash e sa vite, me qëllim të përkrahjes dhe lehtësimit të punës për të gjithë ata që duan të punojnë në sektorin e bujqësisë. Ai, më tutje shtoi se Komuna e Kaçanikut çdo herë do të jetë e përkushtuar në përkrahjen e bujqve dhe në përgjithësi në përkrahje të sektorit të bujqësisë.
I pranishëm ishte edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Suhad Dullovi, i cili tha se gjatë tërë vitit do të ketë edhe përkrahje dhe subvencione të reja për fermerët e komunës sonë, ndërsa falënderoi stafin e kësaj drejtorie për përkushtimin në punë.
Me qëllim të lehtësimit të punës së tyre edhe këtë vit do të vazhdohet mbështetja me mekanizëm bujqësorë dhe subvencione komunale.