Komuna e Lipjanit dhuron maska dhe dorëza për Stacionin Policor Lipjan

LipjanPostuar: 19:50 / 31.03.2020

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emër të Komunës sot ka dhuruar një donacion mbështetës maska dhe doreza për stacionin Policor në Lipjan, po ashtu ka falënderuar për punën që po bëjnë për menaxhimin më të mirë ndaj situatës së krijuar nga Covid-19.

Komandanti Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi ka falënderuar në mënyrë të veçantë Kryetarin Ahmeti për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep policisë në Stacionin Policor Lipjan, me donacionin e furnizimit me maska dhe doreza që ka si qëllim kujdesin ndaj shëndetit të policeve gjatë kryerjes së shërbimeve në këtë kohë kur po përballemi me gjendjen emergjente të pandemisë me rastet e konfirmuara në Kosovë të Corona Virus Covid 19.

Komuna e Lipjanit ka ndihmuar stacionin policor edhe me dezinfektues të ndryshëm si dhe dy vetura zyrtare vetëm për shfrytëzim gjatë kësaj situate. /InfoKomuna/

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...