Komuna e Podujevës pa ofertë për pushimoren që nuk është funksionalizuar kurrë

PodujevëPostuar: 15:07 / 11.01.2019

Komunarët e Podujevës ende nuk kanë shpallë ofertë publike për ta dhënë në shfrytëzim objektin që ishte dedikuar për pushimore për fëmijë jetimë në fshatin Orllan.

Ky objekt që ishte ndërtuar menjëherë pas luftës nuk është funksionalizuar asnjëherë. Ndërkohë, që në muajin gusht kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka marrë vendim që të bëhet ridestinimi i këtij objekti, ku është votuar edhe në muajin shtator. Por, që nga ajo kohë, komunarët nuk e kanë bërë asnjë hap tutje.

“Komuna ende nuk ka bërë ofertë publike për ta dhënë në shfrytëzim objektin e ndërtuar për pushimore të fëmijëve bonjakë nga lufta e fundit. Komisioni për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim së shpejti do të mblidhet dhe do të vendosë për kushtet për dhënie në shfrytëzim të objektit në Orllan”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët komunalë kanë paraparë që ky objekt të jepet në shfrytëzim për hotel ose objekt rekreativ-shëndetësor. Por edhe më herët ishte tentuar të jepet në shfrytëzim kjo pushimore, por tentimet e komunarëve kishin dështuar tri herë.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...