Komuna e Prishtinës: Lejet e ndërtimit duhet të respektohen
PrishtinëPostuar: 15:26 / 24.02.2020
Komuna e Prishtinës njofton se Drejtoria e Inspeksionit, Sektori i Ndërtimit, ka evidentuar tejkalime të lejeve ndërtimore në dy raste të ngjashme në rr. "Musa Tolaj".
Siç thuhet në njoftim, me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e inspektorëve përgjegjës, që nga vendimet e ndërprerjes e deri tek vendimet e rrënimit, vendime këto që nuk janë respektuar nga palët.
"Kësisoj, sot kemi filluar me rrënimin e pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë", thuhet në njoftim.
"Ju bëjmë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm!", theksohet më tej në njoftim. /InfoKomuna/