Komuna e Prishtinës mbetet pa certifikata për qytetarët

PrishtinëPostuar: 10:04 / 28.03.2019

Qytetarët e Prishtinës nga sot nuk do të mund të marrin certifikata në Komunë për shkak të mungesës së tyre.

Komuna e Prishtinës njofton nga ora 12 e ditës së sotme nuk do të lëshojë certifikata, për shkak të dështimit të furnizimit me certifikata, transmeton InfoKomuna.

"Njoftohen të gjithë qytetarët se si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

"Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyret e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/

 
PrishtinëKomente: 0 Ka interesim për adaptimin e qenve endacakë 15:04 / 13.09.2024 Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e këtyre kafshëve në Hajvali, kryeqyteti mbetet i populluar me qenë, të cilët janë bërë rrezik për...
IstogKomente: 0 Përfundojnë dëgjimet buxhetore në Istog 19:12 / 13.09.2024 Sot, kanë përfunduar dëgjimet buxhetore të Komunës së Istogut, ku është diskutuar planifikimi i buxhetit të komunës për vitin 2025- 2027.