Komuna e Prizrenit dhe MKRS nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

PrizrenPostuar: 18:50 / 15.03.2024

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, respektivisht me u.d e sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi.

Lidhur me këtë, kryetari Totaj ka shkruar:

“Nënshkruam sot Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve për të siguruar ruajtje, funksionalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe të institucioneve publike kulturore në Prizren, e në veçanti koordinim të veprimeve për zhvillimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe promovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, duke i shndërruar në hapësira multi-funksionale kulturore në shërbim të qytetarëve.”