Komuna e Prizrenit fton fermerët të aplikojnë për farë gruri

PrizrenPostuar: 10:12 / 26.09.2018

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit për të aplikuar për furnizim me farë gruri për realizimin e mbjelljeve vjeshtore 2018.

Kjo thirrje për aplikim hapet në kuadër të implementimit të projektit “Furnizimi me farë gruri”.

Kjo thirrje publike për aplikim mbetet e hapur deri më 09.10.2018. Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në sportelin nr. 3 të administratës komunale.

Në dokumentin e mëposhtëm mund të mësoni rreth kritereve që duhet t’iplotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Për të parë dokumentin e aplikimit kliko KËTU

/InfoKomuna/