Komuna e Shtimes mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve
ShtimePostuar: 15:43 / 11.04.2018
Komuna e Shtimes, sot ka nënshkruar kontratën me Këshillin e Bashkësisë Islame për kryerjen e shërbimeve të varrimit.
Këshilli i Bashkësisë Islame dega në Shtime, do t’i kryej shërbimet e varrimit për të gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes, njofton InfoKomuna.
Vlera e parashikuar e kontratës është 30.000€, ndërsa çmimi për rast është 200€. Ky çmim përfshinë të gjitha shërbimet.
/InfoKomuna/