Komuna e Skenderajt shpërndan 1000 kontejnerë të mbeturinave

SkënderajPostuar: 15:50 / 03.04.2018

Komuna e Skenderajt është në fazën e parë të implementimit të Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Një ndër objektivat e këtij plani është edhe zgjerimi i shërbimit të menaxhimit të mbeturinave. Andaj bazuar në objektivat e këtij plani, Komuna e Skenderajt ka investuar në blerjen e një sasie të kontejnerëve për mbeturina të tipit 120 litërsh në mënyrë që t'i realizojmë objektivat dhe obligimet që dalin nga ky plan.

Komuna e Skenderajt, ka shpërndarë një sasi rreth 1000 kontejnerëve të mbeturinave të tipit 120 litra. Kontejnerët janë shpërndarë në disa pjesë te Qytetit dhe disa fshatra sipas prioriteteve që janë përcaktuar në Planin Komunal dhe sipas klientëve që janë në shërbim, raporton InfoKomuna.

Kjo sasi e kontejnerëve nuk është e mjaftueshme për t'i përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo bazuar në Memorandumin e bashkëpunimit në mes Komunës së Skenderajt dhe GIZ-it Gjerman, së bashku do të shqyrtojmë mundësinë që edhe në të ardhmen të investohet në blerjen e kontejnerëve dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhim sa më të mirë të mbeturinave.

Pavarësisht nga kërkesat dhe gatishmërisë së qytetarëve për të hyrë në shërbim, sfiduese mbeten kapacitetet e Kompanisë “Uniteti”- njësia në Skenderaj për të ofruar shërbim cilësor, andaj Komuna e Skenderajt në të ardhmen do të ngritë kapacitet për menaxhim të mbeturinave.

E gjitha kjo punë që është duke u realizuar është për ngritjen e vetëdijesimit për një mjedis sa më të pastër. /InfoKomuna/

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.