Komuna e Vitisë deri me tani ka larguar mbi 125 ton mbeturina

VitiPostuar: 13:04 / 11.09.2018

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti vitin 2018 e kishte shpallur vit të mbrojtjes së Mjedisit. Sipas të dhënave të cilat i kemi siguruar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjesit deri me tani janë mbajtur mbi 88 aktivitete të pastrimit në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, njofton InfoKomuna.

Po ashtu sipas kësaj drejtorie deri me tani janë larguar 23 deponi ilegale të mbeturinave dhe gjithsej janë larguar mbi 125 ton mbeturina. Po ashtu Komuna e Vitisë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, në veçanti të nxënësve ka mbajtur edhe ligjërata të shumta në shkolla mbi fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Megjithatë tani Komuna e Vitisë, ka formuar edhe ekipën udhëheqëse komunale për ditët e ambientit 2018 dhe po bënë edhe përgatitjet për shënimin e aksionit të madh të ambientit që do të zhvillohet nga 15 Shtatorit deri 15 Dhjetor 2018.

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.