Komuna e Vitisë dhe Kavajës synojnë bashkëpunimin

VitiPostuar: 10:13 / 11.09.2017

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka zhvilluar një vizitë 3 ditore në Bashkinë e Kavajës së Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe kryetarin e bashkësisë së Kavajës, Isa Sakja. Gjatë këtij takimi dy kryetarët kanë biseduar rreth mundësisë të bashkëpunimit në mes të dyja komunave, transmeton InfoKomuna.

Ndër tjerash kryesuesi, Pira e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë por edhe me punën e Kuvendit Komunal dhe trupat e saj.

Për të qenë i informuar më shumë rreth punës së institucioneve komunale gjatë vitit të shkuar kryesuesi Pira, i ka dorëzuar kryetarit Sakja, vjetarin e komunës për vitin 2016.

Në këtë vjetar janë pasqyruar aktivitetet më të rëndësishme të Komunës dhe të Kuvendit të Vitisë. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...