Komuna e Vushtrrisë rimburson kandidatët që kanë përfunduar kursin e gjuhëve në "Speeex Education"

VushtrriPostuar: 10:10 / 26.10.2021

Komuna e Vushtrrisë njofton të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses kursin gjuhës Gjermane apo Frënge në Speeex Education në Vushtrri nga data 28.04.2021 të paraqesin kërkesë në Komunë për pagesë të 50% të shumës së paguar për kryerje të trajnimit tremujor.

Siç thuhet në njoftim, qëllimi këtij subvencionimi është punësimi i të rinjve dhe të rejave të Komunës së Vushtrrisë, prandaj edhe Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri e ka marrë këtë vendim për subvencionimin e trajnimeve të 200 të rinjve vushtrrias për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim.

Të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar  modulin përkatës, kërkesës duhet bashkangjitur:

• Certifikatën nga Speeex Education SH.P.K për kryerje me sukses të trajnimit,
• Certifikatën e vendbanimit,
• Kopjen e dokumentit të Identifikimit,
• Konfirmimin e numrit të llogarisë bankare,
Pagesa e trajnimit është e kufizuar deri në 200 persona.
Kërkesat të dorëzohen në Zyrën Pritëse të komunës – çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...