Komuna e Vushtrrisë kërkon nga Qeveria kompensimin e dëmeve nga vërshimet

VushtrriPostuar: 10:30 / 12.09.2018

Në pamundësi që t'i kompensojë dëmet e shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve, Komuna e Vushtrrisë sot edhe zyrtarisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndaj mjete për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve.

“Komuna e Vushtrrisë gjatë muajit korrik është goditur nga vërshimet e shiut. Më këtë rast shumë ekonomive familjare dhe bujqve ju janë dëmtuar mbjelljet bujqësore. Komuna e Vushtrrisë, duke u bazuar në ligj, ka themeluar Komision për vlerësim të dëmeve. Megjithatë, Komuna nuk ka buxhet të ndarë për të kryer këtë kompensim”, thuhet në shkresën që kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka drejtuar sot kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kërkojë me mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës që të merr vendim e të kompensojë këto dëme nga vërshimet për qytetarët dhe bujqit e Komunës së Vushtrrisë, thuhet në shkresën e kryetarit Tahiri të cilës i është bashkangjitur edhe një raport përmbledhës i Komisionit për vlerësimin e dëmeve duke përfshirë edhe fotografi të dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e vërshimeve.

Sipas vlerësimit të Komisionit komunal, si pasojë e vërshimeve ekonomive familjare dhe bujqve të Vushtrrisë u janë shkaktuar dëme në vlerë 118,492.00 €. /InfoKomuna/

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.