Komuna fillon projektin për rregullimin e infrastrukturës në fshatin Seçisht

Hani i ElezitPostuar: 14:17 / 06.11.2017

Në fshatin Seçisht të komunës së Hanit të Elezit ka filluar rregullimi i shtratit të përroit të fshatit, kanalizimit si dhe shtrimi me kubëza betoni të trotuareve, transmeton InfoKomuna.

Me kërkesë të banorëve të fshatit Seçisht, komuna është duke e realizuar projektin ” Rregullimi i shtratit të përroit të fshatit, kanalizimit si dhe shtrimi me kubëza betoni të trotuareve”. Projekti për ka natyra e investimit dhe realizimit është projekt 2 vjeçar.Një pjesë e këtij projekti do të realizohet gjatë këtij viti ndërsa faza e dytë gjatë vitit 2018. Për të realizuar këtë projekt komuna e Hanit të Elezit ka planifikuar për të investuar 263.553.75 euro.

/InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...