Komuna lëshon urdhëresë për bizneset në Lipjan

LipjanPostuar: 14:19 / 14.04.2020

Komuna e Lipjanit, Kryetari Ahmeti ka lëshuar urdhëresë për subjektet e biznesit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre në territorin e kësaj komune.

Bizneset duhet t'i ndërmarrin masat si në vijim:

1. Të gjithë punëtorët në çdo biznes ku punohet janë të obliguar të shërbejnë (të punojnë) vetëm me pajisje me maska dhe dorëza.

2. Marketet ushqimore, barnatoret, furrat e bukës, obligohen të vendosin udhëzimet e shënuara në dysheme për distancë prej 2 metrave me qëllim të shmangies së kontaktit mes konsumatorëve. Të njëjtën objekt marketi ushqimor nuk mund të ketë më shumë se 10 konsumatorë, ndërsa në furra dhe barnatore jo më shumë se një konsumator në të njëjtën kohë.

3. Në markete, furra dhe biznese tjera që punojnë me karroca dore për bartje të artikujve të dezinfektojnë pas çdo shërbimi karrocat dhe mjetet e tjera të punës, tavolinat, etj.

4. Në asnjë market, furrë, zyre të bizneseve apo lokal tjetër nuk lejohet puna me aparate të kafes.

5. Bizneset që punojnë me porosi të dezinfektojnë çdo ditë automjetet me të cilat bartin artikuj me porosi. Ngasësi i automjetit me porosi patjetër të shërbej me pajisje, maskë dhe dorëza.

6. Marketet dhe shitoret me peme dhe perime nuk lejohen të ekspozojnë produktet ushqimore, peme dhe perime jashtë objekteve.

II.Për moszbatimin e këtyre masave të përcaktuara me këtë vendim ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

III. Për zbatimin e kësaj Urdhërese do të kujdeset Drejtori për Inspektorat i Komunës dhe e njëjta do ti dërgohet Stacionit Policor në Lipjan. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.